BALLKAN, 8 Korrik 2023, 13:49

Greqi, mbytet skafi me tetë persona në bord

Greqi, mbytet skafi me tetë persona në bord

Një skaf me flamur grek u mbyt në rrethana të paqarta në zonën detare mes Pireut dhe Aeginës me 8 persona në bord.

Sipas informacioneve të ERT, në vendngjarje kanë shkuar një mjet i rojes bregdetare dhe tre anije kalimtare, nën koordinimin e EKSED.

Tetë pasagjerët janë marrë nga roja bregdetare dhe po transportohen në Marina Zeas, ndërsa nga informacionet e para bëhet e ditur se janë në gjendje të mirë shëndetësore.