BALLKAN, 2 Nëntor 2022, 16:05

Skandal në Kosovë/ E moshuara rrihet nga punonjësja në azilin e Pejës, koleget e filmojnë

Skandal në Kosovë/ E moshuara rrihet nga punonjësja në

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në qendrën e të moshuarve në Pejë. Mediat kosovare kanë publikuar një video ku disa punonjëse të kësaj qendre dhunojnë një grua të moshuar.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në media, janë tre punonjëse të cilat dhunojnë të moshuarën, ndërsa një tjetër person i filmon.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij veprimi, teksa pritet një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve.

Pas publikimit të pamjeve, Policia e Kosovës e ka arrestuar infermieren e dyshuar, që shihet duke e rrahur një të moshuar. Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani nga Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.