BALLKAN, 14 Maj 2025, 14:27

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan të  cilët u vranë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb  me rastin e 26-vjetorit.

Ajo thekson se kujtimi për ta mbetet i përhershëm dhe se drejtësia ndaj tyre ende mungon.

Postimi i Presidentes Vjosa Osmanit:

“Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb.
44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.

Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon.

Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi”.