BALLKAN, 10 Maj 2025, 15:28

Konflikt mes familjarëve/ Vëllai qëllon me armë zjarri motrën! 25-vjeçarja përfundon me plagë në spital

Konflikt mes familjarëve/ Vëllai qëllon me armë zjarri

Një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare këtë të shtunë në Ferizaj të Kosovës.

Policia rajonale e Ferizajt njofton se një 19 vjeçar në rrugën “Mejdi Xhaferri” ka plagosur motrën e tij 25 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Më pas ai u arrestua.

“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për fat të mirë 25-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

“E plagosura pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim thuhet se motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.