BALLKAN, 9 Maj 2025, 17:04

Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas i jep fund jetës

Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në një ndërtesë në Rrugën B në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e lënduar si pasojë e përdorimit të një mjeti të mprehtë, dyshohet thikë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Express se informacionet e para për rastin janë marrë rreth orës 15:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë policia dhe mjekët emergjentë.

“Pas arritjes në vendin e ngjarjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të përfshirë, një mashkull 34-vjeç, ndërsa një femër 30-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Sipas burimeve nga hetuesia, dyshohet se burri fillimisht ka plagosur të dashurën e tij me thikë dhe më pas ka goditur veten, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.