BALLKAN, 22 Janar 2022, 19:45

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 11 viktima dhe 2071 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 11 viktima dhe 2071 raste të

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2071 raste të tjera me COVID-19, si dhe 1450 pacientë që fituan betejën kundër virusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 252.947, prej të cilëve 225.056 raste janë shëruar.

Vendi po ashtu regjistroi 11 vdekje nga koronavirusi, duke e çuar në 8177 numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.733.866 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 6.010 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 19.714.