BALLKAN, 8 Dhjetor 2021, 17:18

Koronavirusi në Greqi, 81 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Koronavirusi në Greqi, 81 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Në Greqi janë shënuar 5.899 persona të infektuar me COVID-19. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 81 pacientë.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 96 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2536 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

95.4% e viktimave kishin sëmundje bashkëshoqëruese dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.