BALLKAN, 17 Shtator 2024, 17:16

KFOR shton forcat e ushtarëve italianë, çfarë po ndodh te Ura e Ibrit

KFOR shton forcat e ushtarëve italianë, çfarë po ndodh te

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e rritjes së numrit të ushtarëve mbi urë, por më herët më parë KFOR kishte njoftuar për lëvizje.

KFOR ka thënë se forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit të tyre periodik. Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njoftoi qysh në mes të korrikut se synon ta hapë urën kryesore mbi Ibër, e cila ndan Mitrovicën në jugun me shumicë shqiptare dhe veriun me shumicë serbe. Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse është rënë dakord që të hapet për qarkullim në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Por, shtetet e QUINT-it – SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – njoftuan më 2 gusht se nuk e mbështesin hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve tash për tash, duke thënë se një gjë e tillë mund të çojë në tensione të reja në Kosovë. Edhe emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pati thënë se Ura e Ibrit duhet të hapet, mirëpo në koordinim me aleatët ndërkombëtar.