BALLKAN, 7 Qershor 2022, 12:29

“Erdha të të vras”/ Nuk dorëzohet piloti grek, sërish tentativë për t’u rikthyer në qelinë “VIP”, ja çfarë deklaroi avokati i tij

“Erdha të të vras”/ Nuk dorëzohet piloti grek,

Duket se piloti Babis Anagnostopoulos, i cili vrau në mënyrë makabre bashkëshorten e tij Caroline, po tenton deri në momentin e fundit t’i shpëtojë vuajtjes së dënimit në burgun famëkeq të Greqisë.

Avokati i tij ka deklaruar për mediat helene se klientit të tij i rrezikohet jeta në burgun Malandrino, ku u transferua pak ditë më parë, duke thënë se një i burgosur tjetër e ka kërcënuar duke i thënë “erdha të të vras”.

Më herët Babis ndodhej në burgun e Korydallos, “në qelinë VIP”, burg në të cilin ai kërkon sërish të kthehet.