BALLKAN, 5 Shkurt 2022, 14:30

Infektohet me Covid-19 Erdogan, ja çfarë shkruan presidenti turk në rrjetet sociale

Infektohet me Covid-19 Erdogan, ja çfarë shkruan presidenti turk

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  dhe gruaja e tij kanë  rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Sot unë dhe gruaja ime rezultuan pozitivë me Covid-19.

Fatmirësisht, ne kemi simptoma të lehta pasi jemi të infektuar Omicron. Ne do të vazhdojmë të punojmë nga shtëpia”, shkroi në Twitter presidenti.

Turqia ka shënuar rekord të rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, me 111,157 raste të raportuara të premten.

Numri i viktimave gjithashtu ka shënuar rritje në vend, me 248 viktima në 24 orë- numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi pandemisë.