TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 16-vjeçar me origjinë nga fshati Peran i Podujevës në Kosovë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Gjermani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi u ka shprehur ngushëllimet familjarëve për vdekjen e të miturit, ndërsa bën të ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 15:00 në varrezat e fshatit Peran.
“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij. Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin.”