TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e SHBA’së në Beograd pas vizitës që atje kanë zhvilluar Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, kanë dalë me një qëndrim në “twitter” ku konstatojnë se është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit.
Ambasada e SHBA-së thotë se mbështesin përpjekjet për të marrë masat e duhura dhe për të mundësuar procesin e votimit.
“Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e shpallura nga Beogradi për muajin prill.
SHBA-ja mbështet marrjen e masave të duhur për të ndodhur kjo dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.
Kosova nuk ka lejuar organizimin e votimit për referendumin e fundit në Serbi, derisa ka dhënë mundësinë e votimit përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.
Madje Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë edhe një Rezolutë për moslejimin e organizimit të referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.
Derisa shtetet e QUINT-it dhe BE-ja kishte kërkuar lejimin e organizimit të votimit, bazuar në praktikën e kaluar ku OSBE-ja bënte mbledhjen e votave.