BALLKAN, 3 Dhjetor 2021, 21:57

Tërmeti “shkund” Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti “shkund” Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter me epiqendër në Kyparissia, Peloponez.

Lëkundja është regjistruar në orën 21:33 minuta të së premtes mbrëma. Epiqendra u raportua 25 km në jugperëndim të Kyparissias.

Thellësia e tërmetit është vlerësuar në 22.9 km. Mediat greke nuk raportojnë për dëme materiale.