TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, mbërritën arkëmortet e 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 23 nëntor të këtij viti, afër Sofjes, ku një autobus që kthehej nga Turqia me turistë, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët dhe për pasojë 45 persona ndërruan jetë.
Mes viktimave ishin dhe 12 fëmijë, ndërkohë që të vetmit që mbijetuan ishin 7 persona. Trupat e pajetë të viktimave u nisën me avionë nga Sofje drejt Shkupit, ku u pritën me një ceremoni zyrtare, në prezencë edhe të delegacionit shtetëror.
Siç raportojnë mediat maqedonase, trupat e pajetë do të tërhiqen nga familjarët e tyre dhe më pas do të bëhen edhe ceremonitë e varrimit.