BALLKAN, 2 Dhjetor 2021, 17:42

Covid në Greqi/ 89 viktima dhe 6260 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid në Greqi/ 89 viktima dhe 6260 raste të reja në 24 orët

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar  89 viktima si pasojë e Covid në 24 orët e fundit. Nga fillimi i pandemisë numri i të vdekurve ka shkuar në 18,325.

Gjithashtu, janë 6260 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve është 951.351.

Numri i pacientëve që po trajtohen në terapi intensive është 704.