BALLKAN, 3 Dhjetor 2021, 21:30

Plagoset një person me thikë në Prishtinë, dy të arrestuar

 

Plagoset një person me thikë në Prishtinë, dy të

Një plagosje ka ndodhur në Prishtinë.

Mediat raportojnë se një person është goditur me thikë e si pasojë ka marrë disa dëmtime në trup.

I lënduari është transportuar në spital, e aktualisht, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mbi këtë ngjarje, policia ka arrestuar dy persona

“Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, njofton policia.