BALLKAN, 10 Qershor 2025, 15:38

Sulmi i përgjakshëm me 10 viktima, reagon Vjosa Osmani

Sulmi i përgjakshëm me 10 viktima, reagon Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi këtë të martë qytetin Graz të Austrisë, ku të paktën 10 perona humbën jetën si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë të qytetit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani shpreh hidhërimin e saj për ngjarjen e rëndë.

“Sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë është shkatërrues. Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori. Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre shumë shpejt dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë”, shkruan Vjosa Osmani.

Të paktën dhjetë njerëz, përfshirë shtatë nxënës, u vranë sot  në një sulm të dyshuar me armë në një shkollë në qytetin Grac, në jug të Austrisë, raportojnë mediat austriake.

Kryetarja e qytetit, Elke Kahr, tha se sulmuesi i dyshuar është vrarë gjithashtu. Ajo e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”. Khar tha se shumë njerëz të tjerë janë dërguar në spitale për shkak të plagëve.

Policia austriake tha se beson se sulmuesi veproi i vetëm.

Grac, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë.