TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi në Malin Athos në Greqi, në mesditën e së shtunës.
Sipas mediave të huaja, që citojnë analizën e Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit është në zonën detare në një distancë prej vetëm 9 km në perëndim-veriperëndim të Karyes.
Lëkundjet e tërmetit u regjistruan në orën 15:48 dhe ai kishte një thellësi fokale prej 12.5 km. Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në Selanik, Halkidiki, Tasos, Kavala dhe zona të tjera.
Pesë minuta më vonë, në orën 15:53, ndodhi një tërmet i dytë me epiqendër në të njëjtën zonë, magnituda e të cilit u vlerësua në 3.8 të shkallës Rihter.