TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, ka vlerësuar se nënshkrimi i Protokollit me Bullgarinë është një “kapitullim-nokaut diplomatik” dhe se i hap dyert Shqipërisë për fillimin e negociatave me BE-në dhe i mbyll për Maqedoninë e Veriut.
Mickoski tha në një deklaratë për gazetarët se Maqedonia e Veriut do fillojë negociatat reale vetëm pas ndryshimit kushtetues për futjen e gjuhës bullgare, por theksoi se VMRO DPMNE nuk do e lejojë këtë.
“Ai protokoll praktikisht hap dyert e negociatave për Shqipërinë dhe u mbyll për Maqedoninë, sepse konferenca e vërtetë ndërqeveritare nuk do të mbahet tani, por menjëherë pas ndryshimit të Kushtetutës, dhe VMRO DPMNE është garant që kjo nuk do të ndodhë sepse qeveria nuk ka dy të tretat e shumicës”, tha ai.
Lideri i opozitës maqedonase theksoi se në mbështetje të kësaj nuk do të ketë ndryshime të Kushtetutës; Përmasat e grupit parlamentar të koalicionit VMRO-DPMNE prej 44 deputetësh, plus deputetët e opozitës që kundërshtojnë idenë e ndryshimit të Kushtetutës (në parlamentin prej 120 vendesh) flet vetë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me shefen e diplomacisë bullgare, Theodora Genchovska, nënshkruan dje në Sofje protokollin e dytë dypalësh për përmbushjen e obligimeve nga Traktati për fqinjësi të mirë dhe miqësi, i cili është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, e cila do mbahet të martën, më 19 korrik, në Bruksel.
Sipas propozimit francez, konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet vetëm pas ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe futjes së gjuhës bullgare, që është një nga kushtet e Sofjes.
“Gençovska tha se s’do njihte gjuhës maqedonase, a do të përgjigjemi reciprokisht se nuk e njohim gjuhën bullgare? Ne heqim dorë nga maqedonasit tanë në Bullgari, a është ky reciprocitet?”, theksoi Mickoski.
Ai paralajmëroi se pas pushimeve, partia e di do të fillojë të mbledhë nënshkrimet për referendum ku qytetarët do të shprehen nëse e pranojnë marrëveshjen bilaterale me Bullgarinë.
Fillimi i negociatave të BE-së me Shkupin është bllokuar nga vetoja bullgare që nga nëntori 2020 për shkak të mosmarrëveshjeve mbi gjuhën dhe historinë.