BALLKAN, 5 Shtator 2024, 14:51

U kap në makinë me 30 kg kanabis, arrestohet 82-vjeçari në Kozan

U kap në makinë me 30 kg kanabis, arrestohet 82-vjeçari në

Një 82-vjeçar grek është arrestuar nga policia në zonën e Kozanit, pasi gjatë kontrollit u konstatua se mbante në makinë një çantë udhëtimi me 26 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 30 kilogramë e 10 gramë.

I moshuari u arrestua nga punonjësit e Policisë së Prokurorisë së Antidrogës së Kosturit dhe Skuadrës kundër Krimit Ndërkufitar (OPDE) në Mesopotami, pas një operacioni të koordinuar policor, ku u identifikua automjeti me drejtues 82-vjeçarin, në zonën e Kozanit.

Ndaj të moshuarit është ngritur një kallëzim penal për trafikim të një sasie të madhe lënde narkotike. Prokuroria e Antidrogës në Kostur nisi hetimet paraprake për rastin, ndërsa i arrestuari me çështjen penale të ngritur ndaj tij u dërgua te Prokuroria Penale e Kosturit.