BALLKAN, 22 Korrik 2023, 12:52

Çfarë ndodhi gjatë natës në Shkup? I vihet flaka makinës së zv.kryeministrit në Maqedoninë e Veriut

Çfarë ndodhi gjatë natës në Shkup? I vihet flaka

Digjet makina e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Sipas mediave maqedonase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Strumiçka”, në lagjen Çair të Shkupit.

Persona të panjohur i kanë vënë flakën makinës së zëvendëskryeministrit të parë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, motivet e të cilës nuk dihen ende.

Vetura Grubit 780x470
Vetura Grubit 

Policia dhe prokuroria po hetojnë në vendin e ngjarjes për të rënë në gjurmët e autorëve të cilët nuk janë identifikuar ende.