BALLKAN, 21 Korrik 2023, 20:18

Greqia nën pushtetin e flakëve, Turqia i vjen në ndihmë, dërgon 2 avionë dhe 1 helikopter zjarrfikës

Greqia nën pushtetin e flakëve, Turqia i vjen në ndihmë,

Turqia do të dërgojë 2 avionë zjarrfikës dhe 1 helikopter për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Greqi, sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës Turke.

“Në zbatim të udhëzimeve të presidentit Recep Tayyip Erdogan, 2 avionë zjarrfikës dhe 1 helikopter zjarrfikës së bashku me ekuipazhet e tyre do të dërgohen në Greqi.

Avioni dhe helikopteri do të përdoren në Greqi për të përballuar zjarret”, njofton pala turke.