BALLKAN, 21 Korrik 2023, 17:40

Kundërpërgjigje ‘dhëmbë për dhëmbë’/ “Armët e Prishtinës, s’krahasohen me tonat”, Serbia nis armatimin kundër dronëve

Kundërpërgjigje ‘dhëmbë për

Serbia po trajnon ushtrinë dhe po blen armatime të reja ajrore, pas marrjes së dronëve Bajraktar nga qeveria e Kosovës. Qeveria serbe e sheh me shqetësim blerjen e dronëve ushtarakë turq nga Kosova. Ministri i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç deklaron se armatimi i Kosovës është shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Të dielën e kaluar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e tij ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Këto pajisje ushtarake cilësohen si më modernet dhe po përdoren gjerësisht në luftën në Ukrainë.

Ministri serb i Mbrojtjes ka deklaruar se ushtria do të marrë masat e duhura për t’ju përgjigjur, sipas tij, kësaj sfide të re. Ai tha për mediat se ushtria po harton një draft reagimi, i cili përfshin stërvitje për sulmet me dronë dhe marrjen e pajisjeve që mund përdoren për rrezikun. “Ne po e shohim me kujdes atë që po ndodh në oborrin tonë dhe që mund t’i vërë flakën gjithë rajonit. Armët e Prishtinës nuk krahasohen me potencialin ushtarak të Serbisë, por duket se ata kanë një strategji për të zhvilluar potencialin e armatimit”, tha Vuçeviç.

Sipas kreut të mbrojtjes serbe, ushtria  e Kosovës, veç dronëve po merr armatime të rënda si murtaja dhe eksplozivë të fuqishëm. Gjithashtu, ai pretendon se ushtria e Kosovës po trajnohet me armatimet me moderne në disa prej vendeve anëtare të NATO-s.