TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa rajoni përballet me temperatura të larta dhe zjarre, Kroacia është përfshirë nga një stuhi e fortë shiu dhe breshëri.
Stuhia përfshiu disa qytete të Kroacisë pasditen e së mërkurës dhe shkaktoi dëme të mëdha. Në Karlovac ka rënë breshër në madhësinë e një arre. Në Zagreb, qielli u errësua për pak çaste dhe një erë e fortë shkaktoi dëme të mëdha. Pemë të shumta u rrëzuan, era shkatërroi çatitë e shtëpive ndërsa shumë rrugë u përmbyten si pasojë e vërshimeve nga ujërat. Mediat kroate shkruajnë se një pjesë e Zagrebit ka mbetur pa energji elektrike.
Autoritetet kanë ndezur sirenat e alarmit për të informuar për situatën e rëndë që po kalon vendi. Për momentin nuk ka informacione nëse ka të lënduar nga stuhia, por dëme të mëdha janë shkaktuar në të gjithë Kroacinë.
OMG, what an apocalypse back home in Zagreb ???????? pic.twitter.com/9i9hYkB3JB
— Annamaria ???????? (@AnnamariaCRO) July 19, 2023
Bashkia e Zagrebit i bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet. Shërbimet e urgjencës së qytetit janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur nevojave dhe thirrjeve të qytetarëve.