BALLKAN, 16 Janar 2022, 20:23

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Tetë humbje jete dhe 1348 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Tetë humbje jete dhe 1348 raste

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 1,348 raste të reja me koronavirus nga 6,141 teste të kryera. Po ashtu, bëhet e ditur se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 784 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Sot në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 8 viktima nga koronavirusi. 4 persona e kanë humbur jetën në Shkup (55, 76, 76 dhe 82), dhe nga një nga Prilepi (64), Manastiri (77), Strumica (60) dhe Demir Hisari (71).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 244.632, numri i të shëruarve është 220.400, numri i të vdekurve është 8.100, ndërsa numri i rasteve aktive është 16.132.