TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vendimi i qeverisë kosovare për të moslejuar votimin e qytetarëve serbë në referendumin në Beograd, duket se nuk është pritur mirë.
Disa qytetarë serbë kanë dalë në protestë në Mitrovicën Veriore kundër këtij vendimi.
Sipas mediave kosovare, tubimi i tyre ka përfunduar pas rreth gjysmë ore, dhe nuk është shënuar një incident.
Policia e ka konsideruar këtë lëvizje si një tubim, dhe jo protestë ndërkohë që një e tillë është paralajmëruar dhe në orën 12:00.
Tubimi është zhvilluar gjatë kohës që serbët votojnë për referendumin në vendin e tyre.
Në mesin e personave që u panë në këtë tubim janë ministri Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit.
Gjatë kësaj kohe, serbët kanë vendosur një kuti votimi në qendër të qytetit si performancë, ku kanë “votuar” disa nga të pranishmit.