BALLKAN, 16 Janar 2022, 16:45

Covid-19 në Greqi/ 95 humbje jete dhe mbi 10 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Greqi/  95 humbje jete dhe mbi 10 mijë raste të reja

Në ditët e fundit duket se Greqi është duke regjistruar një rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus. Megjithatë nga ana tjetër, numri i rasteve fatale vijon që të jetë i lartë pasi për sot humbjet e jetës ishin 95.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se numri i të infektuarve për sot ishte 10,783, prej të cilëve 55 u regjistruan në kontrollet në pikat hyrëse të vendit. Kurse numri total i të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë është mbi 1.6 milionë, prej të cilëve 49.8 për qind janë meshkuj.

Ndërsa, sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 506 kanë lidhje me udhëtimet jashtë dhe 2146 të tjera janë raste kontakti.