TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë hapur mëngjesin e sotëm qendrat e votimit për qytetarët serb në Kosovë për referendumin për ndryshimet Kushtetuese në Serbi.
Sipas mediave serbe, qytetarët që do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në pak më shumë se 8000 qendra votimi, të cilat do të mbyllen në mbrëmje në orën 20:00 me orën lokale.
Një mbrëmje më parë, Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës.
Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi.