TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i ri i quajtur Ermal Delija, nga Mitrovica, raportohet se ka ndërruar jetë në spitalin e QKUK. Delija raportohet se ka vdekur për shkak të plagëve të marra nga një sulm i dhunshme i ndodhur disa javë më parë.
Sipas mediave në Kosovë, Ermal Delija u rrah nga një grup të rinj dhe përfundoi me lëndime të mëdha në spital dhe për disa javë qëndroi në gjendje kome. Pasi doli nga gjendja e komës dhe nga spitali, i riu mësohet se ishte pajtuar me familjet dhe personat që e kishin dhunuar.
Për fat të keq, para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK. Ai humbi jetën sot, disa javë pas incidentit.