TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siç duket përkrahja për Dritan Abazoviç ka rënë. Kështu pas një sondazhi të CEDEM, të mbajtur në Mal të Zi, tregoi se 29.1 për qind e qytetarëve, nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet, do të votonin për Lëvizjen Evropiane të presidentit Jakov Milatoviç.
24.1 për qind do të votonin për Partinë Demokratike të Socialistëve, 13.2 për qind për Frontin Demokratik, 11.1 për qind për Demokratët, 5.1 për qind për Partinë Boshnjake dhe 4.4 për qind për Lëvizjen Qytetare URA, e drejtuar nga kryeministri me mandat teknik, Dritan Abazoviç, shkruan Vijesti.
Partia Socialdemokrate ka 2.2 për qind të mbështetjes, Partia Popullore Socialiste 2.1 për qind dhe Socialdemokratët 1.9 për qind, që është e njëjtë me Forumin Shqiptar.