TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autobusi që u aksidentua pasditen e sotme në Kosovë, ku udhëtonin maturantë nga Presheva, ishte nisur drejt Shqipërisë për ekskursion. Mësohet se autobusi u përplas me një kamion dhe një makinë në fshatin Vragoli. Në lidhje me lajmin ka reaguar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili tha se maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë dhe se ka vetëm dëme materiale.
"Të dashur prindër, Të nderuar qytetar, Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë", njoftoi ai.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:50. Autobusi me nxënës që ishte nisur për ekskursion në Shqipëri është përplasur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë me një kamion dhe një makinë me targa vendase. Si pasojë e aksidentit, mësohet se 30 persona kanë mbetur të plagosur.