BALLKAN, 13 Maj 2023, 19:43

Masakra me 9 të vrarë në shkollën në Beograd, 14-vjeçari serb shtrohet në psikiatri, nëna refuzon ta vizitojë

Masakra me 9 të vrarë në shkollën në Beograd,

Shtrohet në psikiatri 14-vjeçari që vrau 9 persona në një shkollë fillore në Vraçar të Serbisë. Mediat raportojnë se askush nga familja e tij nuk ka shkuar ndonjëherë për ta vizituar, madje as nëna e tij nuk shprehu dëshirën për ta parë.

Mësohet se i vetmi person që ka shkuar në institucion për 14-vjeçarin ka qenë kushëriri i tij, po përsëri nuk e ka vizituar, por vetëm ka dorëzuar gjërat për të tek punonjësit.

Autori i vrasjes masive është i vendosur në një institucion psikiatrik, i cili drejtohet nga mjekë që monitorojnë çdo ditë gjendjen e tij dhe objekti është nën mbikëqyrjen e Departamentit të Policisë Kriminale. Ndërkohë  babai i tij është në paraburgim dhe nuk ka mundësinë ta shikojë djalin e tij.