BALLKAN, 24 Korrik 2023, 12:22

Arrestohet ish-drejtori i Administratës së Policisë së Malit të Zi, ish-këshilltar i Vujanoviç dhe Gjukanoviç

Arrestohet ish-drejtori i Administratës së Policisë së Malit

Ish-drejtori i Administratës së Policisë të Malit të Zi, Veselin Veljoviç, është arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Departamentit Special të Policisë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Veljoviç u arrestua mëngjesin e sotëm në një aksion të Departamentit Special të Policisë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për “akte kriminale të krijimit të një organizate kriminale, abuzim me pozitë zyrtare dhe kontrabandë”, mëson “Vijesti”.

Veljoviç u arrestua në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim për Zbatimin e Ligjit (EUROPOL).

Veselin Veljoviç ka qenë drejtor i Drejtorisë së Policisë nga vera e vitit 2007 deri në vitin 2011, dhe më pas në periudhën prej 30 korrikut 2018 deri më 17 dhjetor 2020, përsëri ishte njeriu i parë i policisë malazeze në mandatin e dytë.