TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur një natë më parë në Kroaci, ku një nga makinat që është përfshirë, ishte me targa të Kosovës. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën nënë e bijë nga Kosova dhe një 33 vjeçar që ishte në makinën Volkswagen T-Roc nga zona e Zarës, ndërkohë në gjendje të rëndë ndodhet babai bashkë me të birin.
Ndër të tjera mësohet se familja nga Kosova udhëtonte në një makinë gjermane, tip BMW e cila nga përplasja është kthyer përmbys dhe është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për ta kthyer dhe nxjerr shqiptarët që ndodheshin brenda.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje shkaqet e këtij aksidenti, autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe gjatë ditës do të japin më shumë informacione