TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë me dy viktima e dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Athinë-Korinth. Një taksi me tre pasagjerë është përfshirë nga flakët në autostradë.
Shoferi i taksisë është kthyer djathtas dhe ka parkuar në rrugë, me qëllim që të zbriste nga mjeti së bashku me pasagjerët sa më shpejt të mundej.
Më pas, drejtuesi i një mjeti të dytë që lëvizte në të njëjtin drejtim, ka ulur shpejtësinë, për të parë se çfarë po ndodhte. Si pasojë një shofer i tretë që udhëtonte pas tij e ka goditur nga pas mjetin e dytë.
Drejtuesi i mjetit të tretë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas informacioneve të Zjarrfikëses, dy persona kanë humbur jetën në aksident.
