BALLKAN, 29 Dhjetor 2021, 12:01

Tërmet i fortë në Kretë, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Tërmet i fortë në Kretë, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në ishullin grek të Kretës.

Sipas Institutit të Gjeofizikës, epiqendra e tërmetit ishte 15 km larg fshatit Pyrgos, në një thellësi 20 kilometra në det.

Për momentin, nuk raportohen persona të lënduar apo dëme, ndërkohë që pak ditë më parë Kreta u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 Rihter.