TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bekim Balaj gjen sërish golin në Austri me skuadrën e tij Sturm Graz. Sulmuesi shkodran realizoi golin e fundit të sfidës në fitoren 3-0 ndaj St. Polten, që shënonte suksesin e pestë radhazi në kampionat të Sturm Grazit.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 78-të, vetëm pesë minuta pasi ishte hedhur në fushë si zëvendësues (i Friesenblicher), teksa më parë për ekipin vendës kishin shënuar Jantscher (29’) dhe Friesenblicher (70’).
Për Balajn ky ishte goli i tretë në kampionat dhe i katërti në total me Sturm Grazin në këtë sezon.