SPORT, 18 Dhjetor 2020, 00:00

Reja vulosi fitoren e Klopit, ja si votoi Shqipëria për çmimet “The Best”

Reja vulosi fitoren e Klopit, ja si votoi Shqipëria për çmimet

FIFA ndau ditën e sotme çmimet për më të mirët e vitit 2020, ku kishin votuar trajnerë dhe kapitenë të kombëtareve.

FIFA ka bërë publike pas përfundimit të ceremonisë të “The Best” edhe votat individuale të cilat kanë shpallur fituesit sipas kategorive.

Bie në sy se trajneri i Kombëtares, Edi Reja, kapiteni Etrit Berisha dhe drejtori i “Supersport”, Dritan Shakohoxha, kanë votuar të tre si trajnerin më të mirë Jyrgen Klopin dhe më pas Flik ka qenë zgjedhja e dytë. Pas votave të trajnerëve, kapitenëve, gazetarëve dhe publikut, ishte në barazim 24-24 mes Flikut dhe Klopit, por prioritet sipas rregullores kishin më shumë votat e trajnerëve të Kombëtares dhe për këtë arsye vota e Rejës vendosi jo pak.

Ndërkohë, bie në sy se si në votimet për lojtarin më të mirë, Reja ka zhedhur Levandovskin, ndërsa Etrit Berisha kanë zgjedhur Leo Mesin.

TRAJNERI MË I MIRË

Edi Reja – Jurgen Klop, Hansi Flik dhe Julen Lopetegui

Etrit Berisha – Jurgen Klop, Hansi Flik dhe Marcelo Bielsa

Dritan Shakohoxha – Jurgen Klop, Zinedin Zidan dhe Julen Lopetegui

LOJTARI MË I MIRË

Edi Reja – Robert Levandovski, Kristiano Ronaldo dhe Kilian Mbape

Etrit Berisha – Lionel Mesi, Robert Levandovski dhe Kilian Mbape

Dritan Shakohoxha – Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Robert Levandovski