SPORT, 19 Dhjetor 2020, 16:23

Dopietë e Suarez, Atletico Madrid fiton dhe nis shkëputjen në krye

Dopietë e Suarez, Atletico Madrid fiton dhe nis shkëputjen në

Atletico e Madridit ka lënë menjëherë pas krahëve humbjen në derbi, pasi ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Elches në “Wanda Metropolitana” dhe ka nisur shkëputjen në krye të renditjes, duke shkuar në kuotën e 29 pikëve.

Uruguaiani Luis Suarez ishte protagonist i padiskutueshëm në sfidën e pasdites së sotme, pasi shënoi dy herë për “Los Colchoneros” dhe Diego Costa mbylli llogaritë me penallti, pak pasi Boye kishte shënuar golin e vetëm për Elchen.

Vlen të theksohet se skuadra e drejtuar nga Diego Simeone vuajti jo pak me qarkullimin e topit në këtë sfidë dhe arriti të zgjidhë ndeshjen kryesisht nëpërmjet kundërsulmeve të shpejta, që edhe këtë herë u shndërruan në një armë mjaft efikase.