SPORT, 19 Dhjetor 2020, 17:43

Fiorentina barazon me Veronën, vetëm tri pikë nën drejtimin e Prandellit

Fiorentina barazon me Veronën, vetëm tri pikë nën drejtimin

Fiorentina dhe Verona ndanë pikët në “Artemio Franchi” në një sfidë ku u shënuan nga një penallti për secilën skuadër brenda 20 minutave të parë. Në fund gjithçka u mbyll në barazim 1-1.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e tetë nga Veloso i Veronës, ndërsa në të 19-të barazoi po me penallti nga Vlahovic.

Klubi vjollcë mori pikën e tretë nën drejtimin e Prandellit, shumë pak për një skuadër që gjithmonë ka synuar zonën europiane të renditjes.