AKTUALITET, 4 Janar 2020, 13:32

Avokati i Harun Çelik tregon detaje: Një shkresë nga turqit informoi shqiptarët, ai kërkoi azil

Avokati i Harun Çelik tregon detaje: Një shkresë nga turqit


Avokati mbrojtës i shtetasit turk, Harun Çelik, i cili u rrëmbye nga autoritetet turke sapo la ambientet e burgut 302, për t’u ekstraduar në Turqi, Alban Bengasi thotë se mësuesi nuk është gylenisti i vetëm që është i arrestuar në Shqipëri.

Në një prononcim për Fax News, Bengasi është shprehur se ka një rast të ngjashëm me mësuesin 42-vjeçar, për të cilin do të merret vendimi më 13 janar, por nuk dha më shumë informacion.

Avokati gjithashtu, u shpreh se pala turke solli informacion për policinë shqiptare, duke rrëzuar edhe njëherë, versionin e shtetit shqiptar se Çelik u ekstradua për çështje procedurale.

“Ambasada turke kishte nisur një shkresë për autoritetet shqiptare ku viheshin në dijeni se Harun Çelik ishte nën hetim në Turqi.

Klienti im ishte vënë në dijeni të kësaj shkrese ndaj kërkoi azil politik pasi ndihej i kërcënuar. Është dhe një rast tjetër i ngjashëm me Çelik dhe me datë 13 vendoset për të", tregon avokati Bengasi.