AKTUALITET, 6 Shkurt 2020, 10:07

“Babi e tërhoqi nga tualeti deri tek dera”, zbardhet dëshmia e vajzës së Lulzim Cukut: E gjeta mamin të mbytur në gjak

“Babi e tërhoqi nga tualeti deri tek dera”, zbardhet


Në seancën e sotme gjyqësore për Lulzim Cukun, bashkëshortin dhe njëkohësisht vrasësin e Majlinda Cukut prokurorja e çështjes ka zbardhur edhe dëshminë e vajzës së tyre 10- vjeçare.

Vajza e tyre ishte dëshmitare e ngjarjes dhe i ka komunikuar prokurores se babai i saj Lulzim Cuku, e tërhoqi nënën nga tualeti deri tek dera ndërkohë që ajo ishte e mbytur në gjak.

Ajo thotë se u zgjua natën e 2 shkurtit për shkak të të qarave të së motrës, ndërkohë ka dëshmuar se Lulzim Cuku e rrihte vazhdimisht Majlinda Cukun.

Sot para Gjykatës së Durrësit Lulzim Cukut i është komunikuar edhe masa e arrestit me burg.