AKTUALITET, 6 Shkurt 2020, 09:24

Shkodër, arrestohen tre autorë të dyshuar, dolën ‘huq’ duke plagosur një kalimtare

Shkodër, arrestohen tre autorë të dyshuar, dolën


Menjëherë pas ngjarjes mbrëmjen e djeshme ku u plagos një kalimtare në Shkodër, Policia ka arrestuar tre persona.

Të arrestuarit dyshohet të jenë autorët e ngjarjes të cilat si shënjestër kishin një automjet me targa të huaja, por që në fakt dolën huq duke plagosur një kalimtare aksidentalisht me plumb në këmbë.

“News 24” raporton se arrestimet janë bërë sot por nuk bëhen ende me dije identitetet e tyre.