AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 19:17

“Babalja” montim , PD: Është skenari i Ramës, ka shantazhuar prokurorët

“Babalja” montim , PD: Është skenari i Ramës, ka

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji përmes një konference për shtyp ka reaguar pas vendimit të prokurorisë që audio përgjimi “Babalje” ishte i montuar. Për Salianjin, prokuroria thjesht ka zbatuar urdhërat e Ramës.

“ Që ditën e parë Edi Rama shpalli të pafajshëm Agron Xhafën dhe prokuroria kështu vendosi. Rama është i vendosur të dënojë denoncuesit. Hetimi zbuloi që Prokuroria mbron krimin e organizuar. Rama mund të blejë deshmitarë mund të shpikë aktorë por nuk fsheh përfshrijen e Agron Xhafës në trafikun e drogës”,tha ai.