TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Babai i Beyonce-s, Matthew Knowles, foli për garën në industrinë e muzikës dhe tha se vajza e tij e famshme mund të mos ishte duke shijuar të njëjtin sukses që ka tani, nëse do të kishte lëkurë më të errët.
Ish-menaxheri i “Destiny’s Child” dha një intervistë për “Ebony”, ku diskutoi mbi librin e tij “Racizmi: Nga sytë e një fëmije” dhe pranoi se kur ishte më i ri, ngjyra e errët e lëkurës së tij bënë që, ai të lidhej vetëm me femra pa ngjyrë ose me lëkurë më të hapur se e tija.
“Kam qenë i kushtëzuar nga fëmijëria. I shikoja femrat e bardha, si një mënyrë, me pavetëdije, për të marrë prej tyre. Ka shumë meshkuj me ngjyrë të epokës sime, që nuk janë të vetëdijshme për këtë gjë”, u shpreh Matthew.
Ai tha se po ndan përvojat e tij personale me shpresën se, do të rrisë ndërgjegjësimin për diskriminimin ndaj ngjyrës së lëkurës, të cilin ai e cilësoi si të zakonshme në industrinë e muzikës.
[gallery ids="66411,66409,66408,66407,66406"]