LIFESTYLE, 6 Shkurt 2018, 16:46

Kushërira e bëshme e Gigi dhe Bella-s: Pse e tregoj celulitin

Kushërira e bëshme e Gigi dhe Bella-s: Pse e tregoj celulitin

Kushërira e Gigi dhe Bella Hadid është emëruar imazhi i ri i markës së të brendshmeve, “Debenhams”. Joann Van Den Herik është një modele 19-vjeçare nga Holanda.

Babai i saj, Leo Van Den Herik, është vëllai i nënës së Gigi dhe Bella Hadid, Yolanda Hadid.

Modelja e bëshme Van Den Herik beson në promovimin e trupit në mënyrë pozitive dhe kështu që do të vazhdojë ta bëjë këtë, duke modeluar koleksionin e “Debenhams”.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme t’i tregoni të gjithë djemve dhe vajzave se përmasat nuk kanë rëndësi dhe se jeni perfekte ashtu si jeni. Unë e tregoj këtë në punën time, si një modele dhe në mediat sociale”, thotë ajo.

Edhe pse Van Den Herik mund të duket sikur është mishërimi i vetëbesimit, ajo ka luftuar me çështjet e trupit në të kaluarën.

“Gjithë jetën time kam qenë e fokusuar në peshën time. U rrita duke menduar se të jesh “e shendosh” është gjëja më e keqe, që mund të thirresh nga dikush. Por të quash dikë të shëndosh, tregon më shumë për personin që e thotë, sesa për ty.

Më pëlqen që mund të shikosh defektet e mia, lëkurën time të papërsosur, celulitin tim. Këto janë të gjitha pasiguritë e mia në një foto të vetme. Jam e lumtur që kuptova se trupi im është i mrekullueshëm dhe se “përsosmëria” nuk ekziston”, shprehet ajo në një postim.

[gallery ids="66391,66385,66383,66384,66386,66387,66390"]