LIFESTYLE, 6 Shkurt 2018, 17:10

Aktori i “50 Shades of Grey” jep lajmin e keq për fansat e filmit

Aktori i “50 Shades of Grey” jep lajmin e keq për fansat e
Teksa pritet që të dalë në kinema filmi “Fifty Shades Freed”, i treti i sagës së famshme, aktori Jamie Dornan është shprehur se kjo është hera e fundit që interpreton personazhin Christian Grey. 35-vjeçari deklaroi se është “shumë i vjetër” për të qenë pjesë e skenave erotike si ato të filmave që bazohen në librat e E.L. James.

“Mendoj se kam mbaruar me këta filma. Nuk ka më libra, të tre i kemi bërë. Vetëm nëse Erica shkruan një tjetër. E di që jam i vjetër për këto gjëra tani”, tha Dornan.

[gallery ids="66372,66373,66374"]