AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 15:53

Avokati i Tahirit: Saimiri është i pafajshëm, Prokuroria nuk ka asnjë provë

Avokati i Tahirit: Saimiri është i pafajshëm, Prokuroria nuk ka

Avokati i Saimir Tahirit, Maksim Haxhia, gjatë pushimit që ka marrë gjykata ka dhënë një intervistë për mediet, ku ka theksuar edhe njëherë se akuzat për klientin e tij nuk qëndrojnë.

Ai ka thënë para gazetarëve se provat që ka sjellë prokuroria janë gjykuar njëherë në Itali dhe Tahiri ka rezultuar i pafajshëm.

Haxhia u shpreh  se mbrojtja e Tahirit ishte brilante dhe ish-ministri e kishte shkruar vet. “Gjej dhe rastin që të përgëzoj mbrojtjen që ai ka bërë”, tha Haxhia.

PJESË NGA INTERVISTA

12 vite burg?

Këtë unë e kam dëgjuar kohë më parë, dhe unë them që ky proces është i paragjykuar, paramenduar dhe paravlerësuar.

Nga kush paramendohet dhe paragjykohet?

Unë nxjerr konkluzion i nxjerr nga mënyra e sjelljes, dhe materialet janë gjykuar në Itali dhe Tahiri ka dalë i pafajshëm.

Ku është prova që ai ka shkelur ligjin?

Këtë pyetje kemi bërë që në fillim, se cilat janë këto episode dhe cilat janë ndihmat që ka bërë Tahiri, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Nëse Tahiri dënohet, çfarë do bëni?

Do të respektojmë ligjin, do të apelojmë vendimin.

Çfarë materialesh ka sjellë prokuroria?

Ka sjellë disa materiale copy-paste dhe ishin të marra keq, prandaj gjyqi duhet të ishte ndërprerë.