AKTUALITET, 3 Korrik 2021, 11:13

Avokati i familjes: Nëna e Caroline i dha pilotit 20 mijë euro dhjetë ditë para vrasjes

Avokati i familjes: Nëna e Caroline i dha pilotit 20 mijë euro

Avokati i prindërve të Caroline ka thënë se nëna e 20-vjeçares i dha pilotit 32-vjeçar 20 mijë euro dhjetë ditë para se t’i vriste të bijën.

Për SKAI, avokati i familjes së Caroline-së, Thanasis Harmanis , ka thënë se autori jo vetëm që kërkoi 2,200 euro për arkivolin , por edhe 2,000 euro për transportin e trupit të Caroline në Alonissos.

“Sa i vërtetë është pretendimi i një njeriu që për 37 ditë detyroi autoritetet të kërkonin tre grabitës që mbytën nënën e fëmijës së tij dhe qenin e tyre? Regjia mahnitëse, talenti i pashembullt në aktrim,” ka thënë avokati.

“Përveç 2,200 euro për arkivolin, shtoni 2,000 euro për transportin e viktimës në Alonissos. Gjithsej 4,200 euro. Sigurisht, nuk përmendet transferta bankare prej 20,000 euro që ai mori,” ka shtuar avokati.