AKTUALITET, 29 Gusht 2019, 09:09

Temperatura deri në 36 gradë, reshje shiu në këtë zonë


Sipas Meteoalb, vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa gjatë pasdites në zonat malore do të ketë reshje shiu.

Temperaturat do të luhaten nga 16 gradë Celsius në 36 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.